fbpx
Lajme

Ambasadori amerikan: Miqësia e SHBA’së me Kosovën nuk varet nga ndonjë parti apo politikan

Kosnett ka thënë se miqësia mes popullit amerikanë dhe atij kosovarë nuk varet nga ndonjë parti politike apo udhëheqës individual, duke aluduar në zhvillimet e fundit në vend në lidhje me taksën dhe dialogun.

Sipas tij Qeveria e SHBA’së nuk pajtohet rreth politikave të Qeverisë së Kosovës, por po lufton që t’i ofrojnë pozicionet dhe t’i mbajnë të njëjta, shkruan Gazeta Metro.

Ai po ashtu tha se partneriteti mes dy shteteve duhet të piqet.

“Qeveritë tona ndoshta nuk do të pajtohen gjithmonë rreth politikave dhe përderisa partneriteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovës piqet, atëherë do të duhet një punë e madhe që t’I mbajmë në një vi të njëjtë pozicionet tona, por në të njëjtën kohë e kemi parë që si miqësi e qëndrueshme ndërmjet popullit të Amerikës dhe atij të Kosovës nuk varet nga ndonjë parti politike apo nga ndonjë udhëheqës individual”, tha Kosnett, shkruan Gazeta Metro.

Këto komente Kosnett i bëri në prani të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe disa politikanwve tw tjerw me rastin e ‘Shënimi i ditëlindjes dhe inicimi i ndërtimit të bustit për Bob Dole’.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close