Epilogu

Ambasadorja e SHBA 2015: Asociacioni pa kompetenca ekzekutive

Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë mandate ekzekutiv, por parashihet të ketë rol të rëndësishëm në menaxhimin e fondeve, qofshin ato nga Beogradi apo donacione ndërkombëtare.

Kështu është shprehur ambasadorja e SHBA-vë, Tracey Ann Jacobson në një intervistë për të përditshmen Zeri.

Për mandatin sipas saj është arritur ujdia edhe në Bruksel kur është arritur pajtimi për parimet fillestare të dialogut në vitin 2013 dhe draftet.

Jacobson ka thënë se luajnë rolin mbështetës në dialog por nuk parashohin që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive.

Diplomatja amerikane paralajmëroi se ky Asociacion me fondet dhe funksionalizimin e tyre në disa fusha të rëndësishme, siç janë arsimi dhe shëndetësia. https://klankosova.tv/jacobson-asociacioni-pa-kompetenca-ekzekutive/

Poashtu, ambasadori tjetër Delawie kishte deklaruar se Asociacioni duhet të zbatohet sipas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pra të jetë në pajtim me Kushtetutën. “Sa i përket vendimit të Gjykatës: e kemi lexuar aktgjykimin me shumë vëmendje. Ishte i gjatë dhe ligjor dhe çka e kam kuptuar nga vendimi i Gjykatës është se të kesh Asociacion të komunave me shumicë serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Gjykata i ka dhënë qeverisë udhëzime specifike se si mund të hartohet statuti për këtë Asociacion në mënyrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dhe aty po ashtu thuhet se duan ta shohin statutin kur të hartohet. Pra, po dëgjoj se njerëzit po thonë që Gjykata ka thënë se kjo ide nuk është në përputhje me Kushtetutën, por mendoj se nëse e lexoni me vëmendje e shihni se Gjykata thotë se (a) një organ i tillë mund të krijohet, dhe (b) kjo është mënyra se si e krijoni në mënyrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës“.

https://xk.usembassy.gov/sq/intervista-e-ambasadorit-delawie-per-gazeten-zeri-30-dhjetor-2015/?fbclid=IwAR2O2LSIBQnzFQ_H8qCzBMmBQhkG4PwZ2F0XZtv1NlPq78uW0aTtUxvZYEA INTERVISTA

Exit mobile version