Epilogu

Amnesty International kërkon nga Zvicra të sqarojë rrethanat e kërcënimit të Martyt

Këshilli Federal i Zvicrës duhet ta mbrojë Dik Martin, ish-raportuesin në Këshill të Evropës, me të gjitha mjetet në dispozicion, ka kërkuar organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International.

Amnesty International në Zvicër e ka kaluar të enjten një rezolutë me kërkesë për Këshillin Federal të Zvicrës që ta mbrojë Martyn nga kërcënimet me jetë, raporton Paparaci.

Delegatët e Amnesty International në Zvicër (AI) i qëndrojnë pas ish kryeprokurorit të Zvicrës, i cili është vënë nën mbrojtjen e policisë që nga viti 2020.

Marty ka akuzuar shërbimin sekret serb se është i përfshirë në një komplot për atentat kundër tij, të cilin Serbia e mohoi dhe Shërbimi Zviceran i Inteligjencës (NDB) as nuk e mohoi dhe as nuk e konfirmoi.

Rrethanat e kërcënimit ende nuk janë sqaruar zyrtarisht, sipas rezolutës së AI të publikuar të premten.

Megjithatë, organizata kërkon që Zvicra tani të ndërmarrë hapa diplomatikë dhe të kërkojë ndihmë juridike nga autoritetet serbe. Qeveria zvicerane duhet “të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për t’i dhënë fund këtij kërcënimi”.

Si pasojë e raportit të Dick Martyt, të miratuar në Këshillin e Evropës, janë në paraburgim disa prej liderëve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ky raport hidhte akuza të rënda ndaj pjesës më të lartë të hierarkisë së UÇK-së, duke përfshirë edhe trafikimin me organe, gjë e cila megjithatë nuk është futur mes akuzave që rëndojnë mbi ta.

Exit mobile version