Epilogu

Analistët: Agim Aliu është i pa konkurrencë në Ferizaj, e ka transformuar qytetin

Në emisionin politico është diskutuar gjerë e gjatë për kandidaturat e mundshme të qytetit të Ferizajt. Analistët dhe gazetarët; Halil Matoshi, Arben Ahmeti, Shqipe Pantina, Adrian Qollaku dhe Krenar Shala u shprehën njëzëri se Agim Aliu ka punuar shumë mirë në këtë mandat.

Gazetari Arben Ahmeti ka thënë se ai e ka paragjykuar Agim Aliun para zgjedhjeve, por sipas tij ai e ka impresionuar me punën e tij të mirë. Sipas tij ai e ka realizuar një projekt mjaft të bukur të bashkimit të qytetit, por edhe shumë projekte të tjera. Sipas tij sa i përket qeverisjes është i pa konkurrencë.

Edhe analisti pro – vv Krenar Shala ka thënë se Agim Aliu është person shumë i respektuar dhe është shumë vështirë të mposhtet.

Gazetari Halil Matoshi ka thënë se Ferizaj nga një qytet i thyer në dysh është kthyer në një qytet zhvillimor. Sipas tij ka investime dhe ide shumë të mira në Ferizaj. Halil Matoshi ka thënë se Agim Aliu nuk do të ketë konkurrencë edhe nëse VV e dërgon ndonjë kandidat nga Prishtina.

Poashtu, Shqipe Pantina ka thënë se Agim Aliu ishte politikani më njerëzor sa ajo ishte deputete e Vetëvendosjes. /epilogu/

Exit mobile version