Epilogu

Analisti shqiptar: Kurti do të bëjë më shumë kompromise se Thaçi që të qëndrojë në pushtet

Publicisti Besart Kadia, ka deklaruar se Albin Kurti si kryeministër i ardhshëm do të bëj më shumë kompromise me Serbinë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton Gazeta Metro.

Kadia ka thënë se politikanët kosovarë e kanë fatin sikurse ata të Britanisë së Madhe, një Brexit dy po ndodhë në Kosovë, ku secili kryeministër që nuk do të realizon një marrëveshje me Serbinë do të shkarkohet.

Ai po thotë se Kurti do të bëjë kompromise më shumë se Thaçi vetëm të rri në pushtet.

Kosova fatkeqësisht është si Brexit marrëdhënie me Serbinë, gjerë sa të zgjidhet ajo marrëveshje, t’i do të kesh të gjithë kryeministrat që do të hyn e dalin dhe nuk do e zgjidhin dot, Albin Kurtin do të ketë fatin e njëjtë sikurse kryeministrat e tjerë, ose e kundërta do të pranojë shumë më shumë se që ka pranuar Thaçi për të qëndruar në pushtet”, tha Kadia, transmeton Gazeta Metro.

Kadia ka thënë se po të ishin liberaliziuar vizat Albin Kurti vështirë se do të merrte vota sa ka marrë tani, pasi në Kosovë është shtuar një pesimizëm dhe që populli atje nden shpresë për një gjë nuk ka asnjë koncept.

“Po të ishin liberalizuar vizat, nuk e di sa vota i kish marr Albin Kurti se pesimisti që është futur në mënyrën e të menduarit në Kosovë, me investimin e Vetëvendosjes dhe të gjithë krahëve, ky pesimizëm po bën që të ndjen shpresë edhe tek një një gjë që nuk ka asnjë koncept, psh Albin Kurti ka thënë do të ketë kredi të gjata dhe të buta, një pyetje ishte ndaj tij dhe s’kishte përgjigje, sa të buta dhe sa të gjata”, tha Kadia.

Exit mobile version