fbpx
Lajme

Andin Hoti bashkë me djalin e Kadri Veselit: Pse kaq PADREJTËSISHT po mbahet babi i tij në burg

Djali i veprimtarit Ukshin Hoti ka treguar një ngjarje që e kanë kaluar bashkë me djalin e madh të Kryetarit të PDK-së, z. Kadri Veseli.

Po ju sjellim rrëfimin e plotë:

Ky mesazh nuk ka të bëjë me politikë, është më shumë njerëzor.Dje ishim bashkë më këtë djalë të mrekullueshëm, dhe me Ylberin për t’i dhuruar këtë simbol të Elefantit, z. Ruzhdi Haxhijaha, pronarit të kompanisë së verarisë “Bodrumi i Vjetër”, si premtim i z. Veseli gjatë vizites në këtë fabrik. Gjatë rruges për në Rahovec, jo pak herë jam kthy në kohë mbrapa dhe kujtoja jetën time në kohen kur babi ishte PADREJTËSISHT në burgjet e Serbisë.

Dhe fillova të mendoj se sa e vështirë duhet të jetë edhe për Klestorin, djalin e Kadri Veselit, ta kuptoj se pse kaq PADREJTËSISHT po i mbahet babi i tij në burg, vetëm pse e deshi lirinë e popullit të vetë më shumë se veten.

Sa e vështirë duhet të jetë për të, të kuptoj diçka të pakuptusheme! Uroj ta gjen forcen për të përballuar këtë.Kam përshtypjen, që të tillë si Klestori, pjeken imponueshëm para kohe, duke anashkaluar jetën e bukur e të qenit fëmijë e adoloshentë!Të tillëve, u mohohet një e drejtë elementare: Jetë normale!

Është e vështirë, kur mendon që jeton në shekullin 21, ku proklamohet pafundësisht ‘sundimi i drejtësisë’ në botë, e të njejtën kohë bëhet një padrejtësi e madhe ndaj atyrë që deshën vetëm lirinë e vendit, nuk pranuan shtypjen, nuk pranuan mizoritë mbi popullin e tyre, dhe pas 21 vite, midis EVROPES, të njejtit, bashkë me bashkëluftëtarët e tyre quhen ‘organizatë kriminale’ dhe gjenden në bankat e të akuzuarve në mes të Evropes.

Jo rrallë herë, mendoj që disa njerëz dhe disa familje, janë të caktuar të përballen me sfida të tilla tërë jetën, për hirë të asaj që quhet KOMB.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close