Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Andin Hoti ka reaguar ashpër ndaj ftesës së fundit nga Gjykata Speciale për Kryeministrin Haradinaj.
Ja reagimi i tij i plotë;
Kushti i parë i drejtësisë është barazia.
Aty ku s’ka barazi – domosdoshmërisht lindë padrejtësia.
Historia mund të shkruhet e të rishkruhet; por një gjë nuk do të mund të ndryshohet asnjëherë; UÇK është dhe do të mbetet formacioni më i rëndësishëm ushtarak në Kosovë dhe në të gjithë shqiptarinë.
Fantazmat e së keqës të cilët e tundin kokën e mendjen kundër çlirimtarëve – pavarësisht triumfit momental, në fund do të ngjyrosen me faqen e zezë të historisë.