fbpx
Lajme

Andin Hoti reagon ashpër ndaj Baton Haxhiut, Gjenocidi nuk amnistohet!

Biri i heroit të Kosovës, Ukshin Hotit, ish deputeti i PDK-së, Andini, ka reaguar ndaj tendencave të amnistimit të gjenocidit të kryer nga Serbia ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke iu përgjigjur shkurt: gjenocidi nuk amnistohet!

Z. Andin Hoti ia përkujton z. Haxhiu numrin e vrasjeve, vrasjen e grave dhe fëmijëve, numrin e dhunimeve dhe personave të zhdukur, shkatërrimeve dhe dëbimit masiv që përbën gjenocid.

Ja postimi i plotë i z. Hoti:

…dhe këta shqipfolës kërkojnë amnisti (me siguri në emër të Serbisë)! TË ÇMENDUR!

Baton, Krimi mbetet krim!

Nuk amnistohet gjenocidi, përdhunimet, spastrimi Etnik, krematoriumet, vrasjet e fëmijëve!

Sa për rikujtesën tënde (Se unë dhe populli i Kosovës, i kemi të freskëta):

-Janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1396 fëmijë!

-12.843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1741 femra!

-Në altarin e lirisë kanë rënë 2261 dëshmorë!

-Janë dhunuar mbi 20 mijë femra shqiptare!

-Ende konsiderohen të zhdukur 1641 persona nga kriminelët Serb!

-Janë shkatërruar qindra mijëra objekte banimi!

-Janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.

Në Kosovë ka ndodhur Gjenocid! Kjo nuk amnistohet!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close