Deputeti Andin Hoti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës siç duket është adhurues i tatuazheve. E duke qenë se rrjedh nga një familje patrotike medoemos edhe mbishkrimet e tij duhet të jenë të tilla, me mesazhe të fuqishme.
Andini, që është edhe djali i veprimtarit Ukshin Hoti ka një tatuazh në gjoksin e tij në të cilën shkruhet “Bëjë ose vdis”. Thënie kjo e përdorur nga babai i tij i ndjerë.
Përndryshe Andini po duket krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sigurisht kjo fotografi i takon pushimeve verore, ndërsa tatuazhi po i shkoj tej mase atij.