Një zyrtare e lartë e VV’së i ka bërë analizë deklaratave të Vjosa Osmanit në Pressing. Ka thënë se Nënkryetarja e LDK’së po e pret dështimin e Albin Kurtit për të marrë pastaj LDK mandatin bashkë me AAK’në e NIMSA’n. Sipas saj, krejt këto veprime Vjosa Osmani po i bën me bekimin e heshtur të PDK’së.
Tinka Kurti, anëtare e Kryesisë së VV’së, i ka bërë një vlerësim të gjatë veprimeve të Vjosa Osmanit. Në fakt, zyrtarja e VV’së ka thënë se kandidatja për Kryeministre nga LDK’ja është dorëzuar përballë kërcënimeve të Agim Veliut dhe është njëjtësuar me Isa Mustfën e Lutfi Hazirin.
“Shumë mirë që Vjosa u rrëfye mbrëmë. Të paktën katër gjëra u bënë të qarta prej minutave të gjata në studio televizioni. 1) Ajo tashmë e arsyeton plotësisht qeverisjen e viteve 2014 – 2017 të PDK & LDK!!! 2) Ajo ka bërë një pajtim vërtetë të çuditshëm me Lutfi Hazirin. 3) Ajo është sprapsur e dorëzuar karshi agresivitetit të Agim Veliut”, ka shkruar Kurti, në një reagim në FB.