Anglia duhet të fitojë ndaj Kosovës për ta shmangur ‘Grupin e vdekjes’ në ‘Euro 2020’
Anglia e ka siguruar kualifikimin për në ‘Euro 2020’, mirëpo akoma rrezikon të jetë pjesë e ‘Grupit të vdekjes’ së bashku me Belgjikën dhe Portugalinë në fazat finale të Kampionatit Evropian.
Barazimi ose humbja ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” mund t’i zhvendosë Tre Luanët në vazon e dytë gjatë shortit.
Gjashtë nga 10 fituesit e grupeve do të hyjnë në short në vazon e para, prandaj Anglia duhet të fitojë në Prishtinë, në mënyrë që ta sigurojë përfshirjen në vazon e parë.
Në të kundërt, në rast se ndodh që kjo përfaqësuese të përfshihet në vazon e dytë, atëherë në shortin e 30 nëntorit në Bukuresht, mund t’i presë një situatë e vështirë.
Trajneri i Anglise, Gareth Southgate dhe asistenti i tij, Steve Holland (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)
Në këtë situatë, Anglia mund të përfundojë në të njëjtin grup me kampionin evropian në fuqi, Portugalinë, si edhe me kombëtaren e Belgjikës, që do të thoshte se ky di të ishte i ashtuquajturi ‘Grupi i Vdekjes’.
Nga ana tjetër, duke qenë se e ka fituar grupin, Tre Luanët janë të vetëdijshëm se tri ndeshjet grupore do t’i zhvillojnë në shtëpi, në Wembley (më 14 qershor, 19 qershor dhe 23 qershor 2020). Megjithatë, emrat e kundërshtarëve mbesin akoma të paqartë. /Telegrafi/