Epilogu

Anita Haradinaj e bën horë Ismet Munishin: Nuk je aspak bindës

Të ftuar në një emision sportiv në RTV Dukagjini, moderatorja Anita Haradinaj është përplasur me trajnerin dhe analistin e mirënjohur kosovar, Ismet Munishin.

Munishi u mundua të tregonte se pse Kosova nuk ishte kombëtare por përfaqësuese gjë që detyroi zonjën Haradinaj të thoshte ndër sy që nuk ishte treguar aspak bindës.

“The që te Kosova mund të ketë boshnjakë e serbë në të ardhmen. Nuk ka lidhje. Edhe te Zvicra e kombëtaret e tjera luajnë lojtarë të etnive të ndryshme por prapë quhen kombëtare.” – tha Haradinaj.

Munishi u mundua të nxirrej duke thënë që as Shqipërinë s’e konsideronte kombëtare por gjysmëkombëtare, përcjell Periskopi.

Ndryshe, Kosova u mposht më herët nga Anglia ndërsa Shqipëria po mposhtet aktualisht nga Franca. /Periskopi

Exit mobile version