“Bota sot”: Cili ishte ndikimi në Koshare i Thaçit, Veselit e Haradinajt?
Anton Quni: Komunikimi me Shtabin e përgjithshëm të UÇK-se bëhej kryesisht përmes ndërlidhësit të autorizuar. Jo rrallë ky komunikim bëhej edhe drejtpërdrejt nga komandanti i brigadës, Rrustem Berisha dhe unë, në cilësinë e shefit të shtabit.
Relacionin e drejtpërdrejt e mbanim edhe me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Me Komandantin e zonës së Dukagjinit, R. Haradinaj, kishim komunikim dhe koordinim për shumë çështje si: Mobilizimi, mbështetja me zjarr, shkëmbimi i informatave për armikun, etj.
“Bota sot”: Kush ishte pengesa më e madhe për betejën e Koshares?
Anton Quni: Nuk kemi pasur pengesa të veçanta përveç ndonjë incidenti apo keqkuptimi të izoluar.
Ne si staf i brigadës kemi arritur që t’i tejkalojmë të gjitha paragjykimet dhe t’i unifikojmë forcat duke i shfrytëzuar të gjitha burimet që brigadën ta bëjmë sa me operacionale.