fbpx
Lajme

Anulohet konferenca e Kurtit dhe ministres Hajdari në oborrin e Qeverisë, kjo është arsyeja

Zyra për Komunikim me Publik e Kryeministrit, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se konferenca e paraparë të mbahej në orën 17:00 është anuluar.

Në një njoftim thuhet se arsyeja e anulimit të saj është për shkak të motit të ligë.

Ky është njoftimi i plotë:

Arsyeja e anulimit të saj është moti i papërshtatshëm, i cili e pamundëson mbajtjen e kësaj konference për medie në ambient të hapur, sikurse edhe ka qenë praktika kohëve të fundit.  Në të njëjtën kohë, bazuar në këshillat e ekspertëve shëndetësorë dhe në përputhje me masat që Qeveria e Republikë së Kosovës ka ndërmarrë me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, ne kemi vendosur që të shmangim organizimin e konferencave për medie në hapësira të mbyllura.

Kryeministri në detyrë Kurti dhe Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike znj. Rozeta Hajdari do t’ju adresohen me një video-incizim të cilin do ta ndajmë me ju posa të jetë gati.

Ju kërkojmë ndjesë dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj.

Tags

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close