Apple sa ka publikuar një letër për konsumatorët e saj duke kërkuar falje për “keqkuptimin” rreth iPhonëve të vjetër të cilët ngadalësohen, pas pranimit të fajit gjatë javëve të fundit se ishte e vërtetë se ngadalësonte telefonat e vjetër me degradimin e baterive pas një periudhe kohore.
“Ne e dimë se disa nga ju ndiheni sikur Apple ju ka lënë në baltë”, kanë thënë nga kjo kompani. “Kërkojmë falje”.
Apple në këtë letër ka sqaruar se bateritë janë me “komponentë shpenzues”, dhe ofron çdokujt me iPhone 6 apo më të vjetër zëvendësimin e baterisë për 29 dollarë që nga fundi i janarit e deri në dhjetor të 2018-ës, që është zbritje nga 50$ sa kushton zakonisht.
Apple gjithashtu ka premtuar shtimin e tipareve në sistemin e saj operativ iOS, për të treguar më shumë rreth baterive.