Gazetari Arben Ahmeti gjatë debatit në Kanal10, ka dhënë prognozën e tij bazuar edhe në sondazhe për fituesin e Komunës së Mitrovicës. Sipas tij, gara në Mitrovicë është e mbyllur. Sipas tij Bedri Hamza do të bëhet kryetar. Ai theksoi se duhet të ndodhë ndonjë tërmet i madh që Agim Bahtiri ta rikthej rezultatin.
Ai poashtu gjatë debatit ka theksuar se Bedri Hamza ishte gjithmonë në pozitat kyqe të Qeverisë dhe nuk e ka asnjë përfolje apo ndonjë skandal korruptiv.
Poashtu, edhe analistët e tjerë u pajtuan se Bedri Hamza do të bëhet kryetar i Mitrovicës.