Arben Ahmeti: Memli Krasniqi është dashur ta qoj në shtëpi Sami Lushtakun, për shkak të imazhit që prezanton Lushtaku
Drejtori i Përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti ka thënë se nuk ka pritur deklarata të tilla nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Skenderaj, dhe se me Sami Lushtakun përkrah nuk e bën Krasniqin reformator të PDK-së.
“Memli ende nuk e ka shpallë kryesinë e re të partisë, besojnë në fundjavë do të kemi kryesinë e PDK-së, me pa se si kombinohen aty, por pashmangshëm nuk ishte skenë e mirë ajo që pamë në Skenderaj, Memli Krasniqi kandidatin e tretë që prezanton është Sami Lushtaku, dhe nuk besoj që një reformatori të PDK-së, i bënë mirë një prezantim me Sami Lushtakun përkrah, për shkak të imazhit që prezanton Lushtaku, dhe e kaluara që prezanton Lushtaku në qeverise, jo në luftë se duhet ti ndajmë këto dy tema, qoftë në qeverisjen lokale, qoftë në interferimet qendrore” tha Ahmeti në Politiko.
Tutje Ahmeti tha se Memli Kresniqi është dashur ta qojë në shtëpi Sami Lushtakun, përshkak të reformimeve, dhe vazhdimit të sinonimeve të qeverisjes së përhershme.
“Nëse ke prit që Lumir Abdixhiku me shkarku Agim Veliun, dhe ke thanë se duhet me shkarku Lumiri, Veliun se duhet me u reformu, qysh mos me prit që Memli Krasniqi mos me qu në shtëpi Sami Lushtakun. Unë kërkoj që kuadrot e vjetra nga partitë politike me u largu, sepse unë mendoj se arsyeja përse këto parti politike e kanë marrë këtë rezultat është sinonimet e qeverisë së përhershme, dhe njerëzit që ndikojnë në qeverisje”, tha Ahmeti në Politiko./PORTALI.info/