Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pas premtimit të kandidatit të VV-së për Miss Gjyshen e Ferizajt. Ai poashtu është tallur edhe me Kryeministrin Kurti, Arben Vitinë dhe Agim Bahtirin.
Po ju sjellim shkrimin e plotë:
Valon Ramadani ma kujton gjyshen e ndjere
Nga VV-ja, çka nuk kemi degjuar. Kemi degjuar psh se si Agim Bahtiri e bashkon Mitrovicen, kuptohet pasi ta nxeje me berthamat e kumbullave. Kemi degjuar qe Albin Kurti e len femren shtatezane, vetem me te prekur.Kemi degjuar psh se ish Ministri i Shendetesise, tani kandidat per kryetar te Prishtines, e ka mbrojtur temen e doktorratures me titull: “Vaksina nuk ndikon ne sterilitetin e njeriut”. Per kete ka ofruar prova shkencore.
Po harroni te gjitha keto, e kurr mos harroni premtimin xhenital te mikut tim Valon Ramadanit, i cili don me na i desh gjyshet ne brek ( gaçica), edhe me na i zgjedhe si “Miss Ferizaj”! Per babgjyshat ka premtu viagra, ose mjalte te Fehmise dhe Shkupit, si sponzor gjeneral, vetem e vetem qe te mos u shkoje ftyra gjysherve tane, te perkulur ne gjynje para gjysheve, me nje fotografi anash te Isa Boletinit, duke e puthur flamurin e Marigones ne Vlore.
Valoni ka premtuar qe para se te filloje spektakli i “Miss gjysheve”, do te dali ne skene dhe do te rrefej tregimin e gruase te Idriz Seferit, e cila i tha: “Me dite ata burrat e meshlisit se ku i ke fute ato mustaqe mbrame, kush nuk te kishte fale gjak”!Ceremonia e missit do te mbaroje me ngjitjen ne skene te Albin Kurtit, i cili do te flas teper shkurt: “Gjyshe, a ju kemi premtu krejte dhe drejte”?!!!Sa gjynah qe gjyshja ime nuk eshte gjalle…