Epilogu

Arben Vitia po e negocion punësimin me institucionin shëndetësor që u rrit gjatë mandatit të tij si ministër i Shëndetësisë?

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është në prag të finalizimit të një kontrate të re punësimi, pas humbjes që pësoi në garën për kryetar të Prishtinës.

Burimet e portalit “Front Online” ka disa javë që konfirmojnë se Vitia do ta drejtojë një spital të madh shëndetësor “Olive”, i cili pritet të nis punën gjatë muajit të ardhshëm (maj).

Pronarë të spitalit “Olive” janë drejtuesit e një nga laboratorët më të mëdhenj në Kosovë “Olive”, laborator ky që ka lulëzuar gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, kur pjesën më të madhe ministër i Shëndetësisë, ka qenë Arben Vitia, përkatësisht gjatë mandatit të Qeverisë “Kurti 1” dhe “Kurti 2”. Vitia kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë në vjeshtën e kaluar kur u fut në garë si kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës.

“Është pothuajse çështje e finanlizuar. Arben Vitia pritet ta drejtojë Spitalin e ri Olive ”, ka bërë të ditur burimi i Front Online, duke porecizuar se këtë spital “Olive” e ka blerë vitin e kaluar në vlerë prej rreth 3 milionë euro.

Për këtë çështje javë më parë Front Online e ka kontaktuar edhe ish-ministrin Arben Vitia, mirëpo ai nuk është përgjigjur në telefonin e tij, përkundër insistimit të shpeshtë të mediumit.

Ndërsa drejtuesi i “Olive”, Fatmir Sejdiu, ka mohuar për “Front Online” se Arben Vitia ka nënshkruar kontratë punësimi me të, ndonëse e ka pranuar se e ka mik të mirë ish-ministrin e Shëndetësisë.

“Sa i përket ministrit unë nuk kam informatë për këtë punë…Kurrfarë kontrate të nënshkruar me mua nuk ka, nuk ka kurrgjë. Unë jam drejtor, mirëpo nuk ka kurrgjë zyrtare me të, kam muhabet me të si me çdo doktor tjetër”, tha ai për Front Online.

Përndryshe,  “Olive” përpos Prishtinës, ka hapur edhe disa laboratorë edhe në qendrat tjera të Kosovës. Ky laborator është zhvilluar hovshëm gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, kur ministër të Shëndetësisë kanë qenë Arben Vitia, Armend Zemaj.

/Front Online/

Exit mobile version