Ardian Gjini le të nënkuptohet se PDK ka investuar 17 më shumë në Prizren se në Gjakovë
Kryetari i Gjakovës në një emision në RTV Dukagjini ka treguar disa detaje të pathëna më herët. Ai ka thënë se ka pasur periudha të ndryshme kohore, kur në Prizren është investuar 17 herë më shumë se sa në Gjakovë. Ai ka lënë të nënkuptohet se pikërisht PDK ka bërë më shumë investime në Prizren se sa në Gjakovë.
Krejt hyrje daljet janë kryer në Prizren me buxhet të Kosovës e asnjë në Gjakovë, ka thënë Ardian Gjini, kryetari i cili fitoi rundin e parë të zgjedhjeve në Gjakovë. Ai ka vazhduar më tutje duke thënë se “Autostrada ka shkuar në Prizren dhe jo në Gjakovë”.
Sipas tij investimet në Prizren dhe Ferizaj kanë qenë pakrahasueshëm më të mëdha se në Gjakovë. Ai ka thënë se Gjakova ka marrë prej Qeverisë një lakore të brendshme në vlerë prej 8 milionë eurove.
https://www.facebook.com/ardiangjinii/videos/1277993032652494 VIDEO