Epilogu

Arif Vladi dikur thoshte se nuk dëshiron dekoratë nga Thaçi, ndërsa sot dekorohet

Këngëtari Arif Vladi, i cili i këndoi aq shumë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se nuk e dëshiron një dekoratë nga Hashim Thaçi pasi presidenti i ri i Kosovës ishte zgjedhur duke e ruajtur policia me kallashnikovë.

Këto komente Vladi i ka bërë në emisionin “Odeon” të Naim Abazit, i cili e ka pyetur Vlladin se pse nuk është dekoruar prej presidentit.

“Mua më ofendon një dekoratë eventuale nga Hashim Thaçi, nga një president që është zgjedhur duke e ruajtur me policë e kallashnikovë”, ka thënë ai në emision.

Por, sot ai është dekoruar nga Presidenti Hashim Thaçi.

Për kontributin e madh në muzikë dhe art, sot dekorova Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin. Këngët e tyre kanë qenë frymëzim dhe motivim për shumë gjenerata, që u angazhuan për liri, barazi dhe pavarësi, ka shkruar Thaçi. /epilogu/

Exit mobile version