Ish Presidenti i vendit Hashim Thaçi ishte trembur pas ndikimit politik të ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha. Një pasiguri të tillë e të presidentit e kishte zbuluar kabllogrami Wikileaks.
Vizita dhe ndikimi politik i Sali Berishës në Kosovë, e kishin brengosur shumë ish presidentin Hashim Thaçi në verën e vitit 2009, kështu thuhet në informacionin e rrjetit Wikileaks.
“Në një bisedë private menjëherë pas takimit, Thaçi i tha të ngarkuarit me punë se ishte brengosur nga përzierja e kryeministrit Sali Berisha në politikën e Kosovës” thuhet në kabllo që Ambasada amerikane në Prishtinë i ka nisur State Departamentit.
Reagimi i Thaçit kishte ardhur pas takimit të Berishës në Tiranë me kryetarin e AAK-se, Ramush Haradinaj.
Madje Thaçi e kishte vlerësuar kërcënim për Kosovën ndërhyrjen e Berishës duke e cilësuar Kosovën vend sovran. Ai i ka kërkuar amerikanëve ta pengojnë ndikimin e Berishës dhe është zotuar se nuk do të veproj pa u konsultuar me amerikanët. /periskopi/