Sagës së koalicionit VV-LDK duket se i ka ardhur fundi.
Sipas të gjitha gjasave, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për të bashkëqeverisur, njofton Klan Kosova.
LDK do t’i ketë 6 ministri:
Ministria e Jashtme, e Integrimit Europian dhe Diasporës
Ministria e Brendshme, e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal
Ministria e Arsimit dhe Kulturës
Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit
Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 4 ministri:
Ministria e Drejtësisë
Ministria e Financave dhe Transfereve
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Sportit
LDK-ja do ta ketë të drejtën për ta propozuar kandidatin për Presidentin e Kosovës, i cili do të përkrahet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
Glauk Konjufca do të mbetet Kryetar i Parlamentit.
Vjosa Osmani do të mund të zgjidhet Ministre e Punëve të Jashtme ose Zëvendëskryeministre e parë.