Epilogu

Arsyeja për mos arritjen e koalicionit: Isa dhe Vjosa iu frikësuan Lutfi Hazirit e Agim Veliut

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje z. Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka propozuar një ofertë për koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Padyshim, pika substanciale ishte ajo e cila ndërlidhet rreth Kryeministrit të ardhshëm.

Albin Kurti ka propozuar se kandidati me numrin më të madh të votave do të bëhet automatikisht edhe mandatar për qeverisjen e ardhshme. Në këtë rrethanë, lideri i Vetëvendosjes menqurisht e ka synuar përqarjen brenda LDK-së.

Burimet e redaksisë së Epilogut brenda LDK-së tregojnë se akademik Isa Mustafa ka qenë plotësisht i vetëdijshëm se votat e Vetëvendosjes do të orientoheshin në drejtim të z. Albin Kurti, ndërsa frika e tij ka qenë se votat e klanit të Lutfi Hazirit e Agim Veliut në shenjë hakmarrje nuk do të shkonin për kandidaten e tyre znj. Vjosa Osmani.

Kjo është edhe arsyeja kryesore se përse ka dështuar koalicionin LDK-VV.

Për zhvillimet e reja politike për të gjitha kampet politike, redaksia jonë do ju mbajë të informuar. /epilogu/

Exit mobile version