Epilogu

Arta me urim emocionues për ditëlindjen e vajzës: Kësaj radhe pa gjyshin

Sot është një ditë shumë e veçantë për këngëtaren e njohur Arta Bajrami.

Kjo për faktin pasi që sot feston ditëlindjen e shtatë vajza e saj Viktoria.

Por, kjo ditëlindje nuk do të jetë e njëjtë për vajzën e saj. Pasi Viktoria këtë herë do të festojë ditëlindjen pa gjyshin e saj, Zejnullah Bajramin i cili ka ndërruar jetë vetëm pak ditë më parë.

Ndonëse, këngëtarja ende është e mërzitur për vdekjen e babait, zemra e saj po ngrohet sot në ditëlindjen e vajzës së saj.

Arta pak minuta më parë në llogarinë e saj ka postuar një fotografi të vajzës nga festa e ditëlindjes ku edhe ka bërë një urim tejet emocionues.

“Erdhi edhe shkoj 25 tetori Ditëlindja yte e 7 të Viktoria, por kësaj rradhe pa Gjyshin tënd që me padurim e prisje dhuratën nga ai, nuk e priti ditëlindjen tënde eeeehhh jeta ish e tillë e ftoftë si akulli, por ti ma ngrohe zemren ne ditelindjen tënde sepse mami të ka Princes , Gezuar ditelindjen qofsh e lumtur gjithmon Viktoria ime ????????❤”, kishte shkruar Arta.

Kujtojmë se rapsodi i njohur Zejnullah Bajrami ka vdekur vetëm pak ditë më parë. Lajmin e kishte bërë të ditur vëllai i këngëtares, Don Arbas përmes disa postimeve që kishte bërë në llogarinë e tij në Instastory.

 

Exit mobile version