Epilogu

Artan Krasniqi nga LVV: S’do të kandidoj për kryetar të Vushtrrisë, s’ “shtyhem me bërryla” brenda organizatës

Kardiologu i njohur, Artan Krasniqi, nga Vushtrria është përfolur me të madhe se do të kandidoj për postin e kryetarit të kësaj komune nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet komunale në 17 tetor.

Krasniqi në një njoftim në Facebook ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat për kryetar të Vushtrrisë.

Sipas tij, kjo erdhi nga disa pakënaqësi brenda organizatës që lidheshin me mosangazhimin tim në vitet e fundit në LVV, për shkak të profesionit të tij,

Postimi i plotë:

Pasi ishte përfolur emri im si kandidat i mundshëm nga Lëvizja

VETËVENDOSJE! për kryetar të komunës së Vushtrrisë, ditë më herët pata bërë një postim ku sqarova se nëse do futem në garë do të respektoj statutin dhe organet e Lëvizjes. Përkundër përkrahjes së madhe në përgjithësi, pati edhe reagime brenda organizatës në Vushtrri, që qartazi bëjnë të kuptohet se nuk ka nje dakordancë për këtë. Arsyetimi i disa të pakënaqurve lidhej kryesisht me gjoja mosangazhimin tim në vitet e fundit (sic!). Unë asnjëherë s’kam qenë i gatshëm të “shtyhem me bërryla” brenda organizatës; le të merret kjo si të dojë.

Kam investuar mbi dy dekada shkollim deri ne profesionin tim, me tepër mund, dhe gatishmëria ime për ta ndërprerë angazhimin profesional qoftë edhe përkohesisht për shkak të kontributit për Lëvizjen mendoj se do duhej të shihej si sakrificë.

Në këto rrethana, duke i falënderuar nga zemra të gjithe aktivistët, shokët e qytetarët që kanë mirëpritur e inkurajuar kandidimin tim potencial, njoftoj se unë nuk do të jem kandidat. Sidoqoftë shpresoj që kandidati i levizjes kushdo qoftë të krijojë frymë bashkimi, bashkëpunimi e harmonie, e jo të kundërtën, dhe kështu gara në Vushtrri do të fitohet pa balotazh. Suksese!

Exit mobile version