Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve disa mujore, në kordinim me Prokurorinë Speciale ka arrestuar 11 persona nën dyshimet për dallavere me subvencione.
Gazeta Insajderi nga burimet e veta ka mësuar se njëri prej personave të arrestuar është Liridon Fandaj asambelist i Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë.
Liridon Fandaj në profilin e tij në Facebook ka postime dhe fotografi të aktiviteteve si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.
Por Fandaj tashmë i akzuar për korrupison, para dy viteve akuzonte të tjerët se po shkatërrojnë Kosovën.
Ai në vitin 2020 shkruante për korrupsionin që po bëhej në Kosovë për dy dekada nga qeveritë e kaluara.
Asambleisti i Vetëvendosjës bënte thirrje të votohet Vettingu dhe akuzonte pushtetet e kaluara se kanë kapur institucionet.