Në Shqipëri janë arrestuar pesë persona të cilët janë kapur me 10 mijë doza ekstazi.
ABC News ka zbuluar emrat e personave që kanë rënë në pranga.
Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia janë personat e arrestuar.
Emri që bie në sy është ai i Besnik Mujecit, e që është njëherit edhe asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.
Gjithashtu, ABC News ka raportuar se 2 të arrestuar në këtë rast ishin shqiptarë nga Kosova.
Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm. Droga ishte mbështjellë me logo Louis Vuitton. Dy nga të arrestuarit janë shqiptarë të Kosovës. Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish bllokut dhe në lokalet e natës. Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.