Epilogu

Asamblisti nga Prizreni nxjerr dokumentet: Drejtori i Haskukës punësoi motrën dhe vjehrrën si mësimdhënëse

Asamblisti i AAK-së në Prizren z. Ilir Baldedaj kishte prezantuar fotografi dhe dokumente të punësimit të motrës dhe vjehrrës së Drejtorit të Gjimanazit “Gjon Buzuku” z. Jeronim Susuri si mësimdhënëse.

Ai k shkruajtur se;

Skandal pas skandali!

Drejtori i Gjimnazit “Gjon Buzuku” Jeronim Susuri e paska rehatu mirë motrën e vetë Blerina Susuri në shkollën “Heronjtë e Lumës”. Skandali nuk mbaron me kaq, ai e rehatoi edhe vjehrrën e vetë Agnesa Laçi në shkollën “Haziz Tola”.

Depolitizimi në Arsim ishte ndër prioritetet e para të Mytaher Haskukës, por premtimet mbetën vetëm kujtim nga fushata politike e Lëvizjes Vetëvendosje!Ndërsa këto skandale do të mbeten hija më e keqe që do të kujtohen ndonjëherë në kryeqytetin tonë Historik.Skandalet tona, tani po dëgjohen edhe në Tiranë!

Exit mobile version