Lajme
Asgjë e re: Gërvalla ia huq sërish, thotë se Kosova po feston ditën e 14-të të pavarësisë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë një lëshim gjuhësor teksa ka uruar 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Gërvalla, në një postim në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’, në urimin e shkruar në gjuhën angleze, ka bërë një lëshim duke thënë se Kosova po feston ditën e 14-të të pavarësisë, shkruan lajmi.net.
“Në ditën e saj të 14-të të Pavarësisë, Republika e Kosovës është demokraci e fortë, partner i njohur në Evropë dhe më gjerë, si dhe pjesë integrale e partneriteteve euro-atlantike. E kaluara jonë krenare, kultura jonë e lashtë dhe të rinjtë tanë janë themeli për të ardhmen tonë të ndritur”, ka shkruar ajo.
Kjo llogaritet si huqja e parë për këtë vit e kryediplomates kosovare.