Me datë 27 mars, redaksia jonë e ka paralajmëruar vazhdimin e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të Universitetit “Kadri Zeka”.
Shiko link:
http://www.epilogu.com/neser-dita-kritike-per-sekretarin-e-ukz-se/
Gjithashtu, në artikullin tonë kemi paralajmëruar edhe prapaskenat e mundshme të këtij procesi.
Një ditë më vonë, me datë 28 mars, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të thirrur prej orës 14:00, zyrtarisht u vendos për vazhdimin e mandatit për afat të pa kufizuar për Sekretarin e Përgjithshëm z. Vaxhid Sadriu.
Pavarësisht hetimeve nga departamenti i krimeve ekonomike për dyshime në keqpërdorime të shumta në Administratën e UKZ-së, si dhe publikimin e dhjëtëra skandaleve në UKZ nga mediat më serioze të Kosovës, Ministria e Administratës Publike nxorri një interpretim ligjor ku i jipet një rekomandim pozitiv Sekretarit të Përgjithshëm.
Mbi bazën e këtij interpretimi, si dhe rekomandimin pozitiv nga ana e Rektorit z. Kosumi, Këshilli Drejtues ka vendosur në favor të z. Vaxhid Sadriu.
Ja komunikata e plotë e Universitetit “Kadri Zeka” për vazhdimin e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm;
KD i UKZ i ka vazhduar mandatin Sekretarit të Përgjithshëm Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan, në mbledhjen e mbajtur më 28.03.2019 ka marrë vendim për rizgjedhjen e Mr.sc. Vaxhid Sadriu, në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm.
Vazhdimi i mandatit është bërë bazuar në dispozitat e nenit 40 paragrafi 2 të Statutit të Përkohshëm të Universitetit “Kadri Zeka” dhe Interpretimit ligjor të Ministrisë së Administratës Publike për vazhdimin e mandatit të zyrtarëve të lartë drejues në bazë të përformancës.