Epilogu

Asistentja e Kurtit nga zyra e Qeverisë: Ky është vetëm testi i parë

Valë Gjonbalajt, asistentes ekzekutive të kryeministri Albin Kurti, duket se i ka pëlqyer mjaft shumë testi i protestës së djeshme, ndonëse ajo ishte kundër masave të marrë për COVID 19.

Ajo madje ka paralajmëruar se ky është vetëm testi i parë, duke lënë të hapur se do të ketë të tjera.

“Protesta gjatë pandemisë? Përsosmërisht e mundur. Ky është vetëm testi i pare”, ka thënë Gjonbalaj në Twitter.

Sidoqoftë, ky veprim është kritikuar mjaft shumë nga analistë dhe gazetarë, duke e cilësuar këtë si shkelje të masave dhe standard të dyfishtë në respektimin e saj.

Ndërkohë, Policia e Kosovës e ka konsideruar si ngjarje normale grumbullimin para Qeverisë, ndonëse aty ishim mbi 400 persona.

Exit mobile version