Ish Presidenti i vendit, Hashim Thaçit para disa muajve kishte nisur jetën në shtëpinë e tij të re në periferi të Prishtinës.
Këtë shtëpi luksoze, ish Presidenti Hashim Thaçi në deklarimin e pasurisë tek Agjencia Kundër Korrupsionit e ka vlerësuar 350 mijë euro.
Shtëpia 350 mijë eurosh ka 450 metra katror dhe është në pronësi të përbashkët, mes tij dhe bashkëshortes së tij.
Para të gatshme në bankë, familja e presidentit i ka rreth 24 mijë euro. Ndërsa, djali i tij, Endri Thaçi që shpesh herë është bërë pjesë e mediave për shkak të udhëtimeve luksoze nëpër vende të ndryshme të botës, mbanë në llogarinë e kursimeve 13 mijë e 500 euro.
Mirëpo, edhe pse ka hyrë në shtëpinë e re, ai deklaron se ende nuk e ka bërë pagesën dhe se është në pritje të një kredie.
“Pagesa e shtëpisë ende nuk është bërë, afati i pagesës është 31.12.2019. Pres aprovimin e kredisë”, e ka dhënë sqarimin presidenti Thaçi kur ka deklaruar pasurinë.
Në vitin 2018, Hashim Thaçi kishte deklaruar para të gatshme me vlerë prej 136 mijë euro, të cilat nuk i ka të deklaruara këtë vit.
Në sqarimin e dhënë për AKK-në, Thaçi thotë se 113 mijë euro janë investuar në shtëpinë e kontraktuar, ndërsa pjesët e tjera i ka shpenzuar për shpenzime familjare dhe rreth 7 mijë euro thotë se i ka ende në llogari.
Përveç shtëpisë së re e të papaguar ende, familja e presidentit Thaçi kanë edhe një shtëpi tjetër të trashëguar nga familja me vlerë prej 80 mijë euro.
Familja e Presidentit posedon edhe 7 hektarë tokë që kapin vlerën e 180 mijë eurove, sipas Presidentit.
Para të gatshme në bankë, familja e presidentit i ka rreth 24 mijë euro. Ndërsa, djali i tij, Endri Thaçi që shpesh herë është bërë pjesë e mediave për shkak të udhëtimeve luksoze nëpër vende të ndryshme të botës, mbanë në llogarinë e kursimeve 13 mijë e 500 euro.
Hashim Thaçi, gjatë këtij viti e ka “shitur” edhe njërën nga veturat që i ka pasur në posedim.
Vitin e kaluar, Thaçi kishte deklaruar se posedon dy vetura, një “Audi A4” dhe një “Audi Q5”, ndërsa këtë vit, ai ka deklaruar vetëm veturën e Q5.
Vetura e vitit të kaluar, që tani nuk është në deklarimin e pasurisë, kishte kushtuar 23 mijë euro.