Epilogu

“Asociacioni nuk është shpikë as nga Isa e as nga Hashimi, po nga Pako e Ahtisarit”

Ish kryenegociatorja e bisedimeve Kosovë – Serbi znj. Edita Tahiri kishte folur për bazën e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe nga derivon ajo.

Edita Tahiri në Klan Kosova ka theksura se “Asociacioni ka lindur në bisedimet e Vjenës, me planin e Ahtisarit, aty është asociacioni. Ky ka qenë vetëm vazhdim se Dialogu i Brukselit ka synu që gjërat e planit të Ahtisarit që Serbia i ka kundërshtu, pra me ba me i pranu. Edhe këtë rast dua të theksoj se Plani i Ahtisarit është vija e kuqe për të drejtat e minoritetit serb në Kosovë dhe as Kurti as askush s’mundet me dhanë më shumë se sa që ka dhanë Ahtisari“.

Edita Tahiri poashtu ka treguar për të arriturat në Veri, që nga vendosja e doganierëve dhe policëve të Kosovës në vitin 2011 në pikat kufitare 1 dhe 31, marrja e Kodit Telefonik RKS, që sipas saj njerëz të VV kishin dërguar letra në mekanizmat ndërkombëtar që kodi mos të jepet, shuarja e strukturave paralele etj.

Exit mobile version