fbpx
Lajme

Asociacioni si Tiroli Jugor, Belgjika Lindore, Ishujt Aland… Modelet evropiane për të cilat po flasin Escobar e Hill?

Kohëve të fundit zyrtarët amerikanë, veçanërisht ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, por edhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, po flasin shumë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Të dy, kanë thënë se tashmë ka modele në Evropë të asociacioneve që do të mund të përdoreshin si shembull për ta realizuar edhe atë në Veri të Kosovës.

Për më tepër, në një intervistë të tij Escobar pati zbuluar edhe se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës së kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes, Vjosa Osmani, u ka thënë në takim se duhet të fillojnë negociatat për Asociacionin.

Por, Escobar e ka bërë të qartë se Asociacioni duhet të themelohet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Por, cilat janë ato modele evropiane që i kanë në mendje amerikanët kur flasin për to?

Tiroli Jugor

Përbëhet nga dy provinca: Trento, në të cilën jetojnë folësit e gjuhës italiane dhe Tiroli Jugor, ku jetojnë folësit e gjuhës gjermane. Kjo zonë ishte pjesë e Austro-Hungarisë deri në aneksimin nga Italia në vitin 1919. Nga viti 1919 deri në vitin 1947 rajoni quhej Venecia Tridentina.

Ky rajon autonom kufizohet në veri me Austrinë, në perëndim me rajonin e Lombardisë dhe në jug me Veneton. Rajoni ka një sipërfaqe prej 13.619 km², është krejtësisht malor dhe përfshin zonën e Dolomiteve dhe Alpeve Jugore.

Tiroli Jugor

Në vitin 1943, pasi kapitullimit të Italisë, rajoni u pushtua nga Gjermania Naziste dhe u sundua deri në mbarim të luftës. Sundimi italian u rivendos në vitin 1945.

Gjatë miratimit të kushtetutës së re italiane, në vitin 1946, Italia dhe Austria arritën marrëveshje për t’i dhënë autonomi të konsiderueshme këtij rajoni.

Kushtetuta hyri në fuqi në vitin 1947. Gjuha gjermane dhe gjuha italiane ishin dy gjuhët zyrtare, dhe gjuha gjermane përsëri u lejua në shkolla.

Megjithëse u arrit kjo marrëveshje ajo nuk i kënaqi as popullsinë gjermanishtfolëse, as qeverinë austriake dhe kështu u rritën tensionet ndërmjet dy shteteve. Kjo çështje u soll para OKB-së, në vitin 1960. Raundi i ri i negociatave u zhvillua në vitin 1961, për shkak të veprimeve terroriste që kishin filluar separatistët.

Bolzano, Tiroli Jugor

Në vitin 1971 u arrit në marrëveshje, që kontradiktat mbi Tirolin e Jugut të zgjidhen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Gjithashtu u arrit marrëveshja për autonomi më të madhe për rajonin dhe u ra dakord që Austria të mos ndërhyjë në punët e brendshme të rajonit.

Marrëveshja ishte e kënaqshme, dhe tensionet separatiste u qetësuan. Pozita e rajonit është përmirësuar me hyrjen e Austrisë në BE, në vitin 1995, gjë që ka përmirësuar bashkëpunimin ndër-kufitar.

Belgjika Lindore

Është një nga tri komunitetet federale të Belgjikës. Duke mbuluar një sipërfaqe prej 854 km2 brenda Provincës Liège në Valoni, përfshin nëntë nga njëmbëdhjetë komunat e Eupen-Malmedy.

Në kufi me Holandën, Gjermaninë dhe Luksemburgun, zona ka parlamentin dhe qeverinë e vet në Eupen.

Komuniteti gjermanishtfolës i Belgjikës përbëhet nga pjesët gjermanishtfolëse të tokave që u aneksuan në vitin 1920 nga Gjermania.

Në Belgjikën bashkëkohore ka edhe disa zona të tjera ku flitet ose ishte folur gjermanishtja (dallimi midis gjermanishtes, holandishtes, luksemburgishtes dhe limburgishtes është shumë i vogël pasi të gjitha janë pjesë e të njëjtës vazhdimësi dialektore) që i përkisnin Belgjikës para vitit 1920, por ato aktualisht nuk konsiderohen zyrtarisht pjesë e Komunitetit gjermanishtfolës të Belgjikës.

Belgjika Lindore

Në mesin e viteve 1920, kishte negociata të fshehta midis Gjermanisë dhe mbretërisë së Belgjikës që dukej se ishin të prirura për t’ia shitur rajonin Gjermanisë, si një mënyrë për të përmirësuar financat e Belgjikës. Në këtë pikë, qeveria franceze, e frikësuar për urdhrin e plotë të pasluftës, ndërhyri në Bruksel dhe bisedimet belgo-gjermane u ndërprenë.

Kantonet e reja kishin qenë pjesë e Belgjikës për vetëm 20 vjet kur, në vitin 1940, ata u rimarrën nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore.

Shumica e njerëzve të kantoneve lindore e mirëpritën këtë pasi ata e konsideruan veten gjermanë. Pas humbjes së Gjermanisë më 1945, kantonet u aneksuan edhe një herë nga Belgjika, dhe si rezultat i bashkëpunimit të supozuar me Gjermaninë naziste u bë një përpjekje për të degjermanizuar popullsinë lokale nga autoritetet belge dhe ato të Valonisë.

Upen, Belgjika Lindore

Territori i komunitetit gjermanishtfolës kufizohet në veri me pikën kufitare Belgjikë-Gjermani-Holandë, në lindje me Gjermaninë dhe në jug me Luksemburgun, dhe në perëndim me territorin e Komunitetit frëngjishtfolës të Belgjikës.

Brenda Belgjikës, komuniteti gjermanishtfolës ushtron fuqitë e tij politike në territorin gjermanishtfolës, i cili përfshin nëntë komuna.

Eupen është selia e qeverisë, parlamentit dhe qendrës administrative.

Ishujt Aland

Ishujt Oland ose Aland janë një rajon i Finlandës që përbëhet nga një arkipelag i shtrirë në hyrje të Gjirit të Botnia në detin Baltik.

Është një autonomi, e demilitarizuar dhe i vetmi rajon njëgjuhësor (suedisht-folës) në Finlandë.

Ishujt Aland

Së bashku, ishujt në arkipelag formojnë rajonin më të vogël të Finlandës, që përbëjnë 0.49% të hapësirës tokësore dhe 0.50% të popullsisë së saj.

Vendi është një zonë e zhvilluar turistike.

Mariehamn, Ishujt Aland

Kantonet Zvicerane

Kantonet zvicerane janë një model i qeverisjes ku secili kanton ka autonomi të madhe të vendimmarrjes në politikat lokale brenda kantonit. Kanë gjithashtu fuqi të mëdha ekzekutive dhe rregullohen pavarësisht kantoneve të tjera.

Në politikanë e jashtme prezantohen nën shtetin e Zvicrës.

Kantonet e Zvicres

Gjithsesi, të gjitha këto modele janë vetëm një spekulim, meqë amerikanët kanë folur për modele brenda Evropës, por nuk kanë përmendur një të tillë me emër. /Albanianpost.com

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close