fbpx
Lajme

Astrit Gashi: Duhet me pranu, më së paku frymë në Prishtinë ka Arben Vitia

Gazetari Astrit Gashi ka thënë në emisionin debatues në RTV Dukagjini se “Duhet ta pranojmë, por më së paku frymë në Prishtinë ka Arben Vitia, por tani nuk është punë fryme”.

Sipas tij, nëse PDK dhe LDK janë duke bashkëpunuar në Prishtinë dhe Prizren do t’i fitojnë dy komunat.

Ai ka dhënë prognozën e tij edhe për Qytetin e Prizrenit. Ai ka theksuar se gjasat më të mëdha atje për t’i fituar i ka PDK dhe kandidati i saj z. Shaqir Totaj. Sipas tij Shaqir Totaj do të votohet komplet nga AAK dhe NISMA e Zafir Berishës, por edhe nga një pjesë e LDK-së.

Poashtu, edhe analistët e tjerë si Visar Ymeri e Vehbi Kajtazi e kanë favorizuar kandidatin e LDK-së në garën e Prishtinës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close