fbpx
Lajme

Atentati me bombë ndaj Xhavit Halitit, kështu e inskenoi rastin UDB para atentatit

Xhavit Haliti ishte njëri nga eksponentët kryesor të LPK-së dhe UÇK-së. Sipas një dokumentari të një mediumi zviceran, shihen pamjet e atentatit ndaj familjes së Xhavit Halitit në banesën ku jetonin në Zvicër. Dy atentatorët ishin zbuluar në bazë të pamjeve të kamerave dhe njëri prej tyre ishte arrestuar.

Xhavit Haliti kishte treguar se si kishte ndodhur rasti.

Eksponentët kryesor të shërbimeve në Jugosllavi që e kanë marrë vendimin për ekzekutimin tim, këta janë; Petar Graqanin, Bozhidar Spashiq dhe Sllobodan Millosheviç. Sipas informacioneve që posedojmë, dhe sipas shkresave që janë të vet Bozhidar Spashiqit i cili ka qenë shef i shërbimit sekret për veprim kundër emigracionit nga Jugosllavia në Perëndim, ai thotë që ka marrë informacione, kuptohet nga informatorët e tyre që Emin Fazlia, Xhafer Shatri dhe Xhavit Haliti kanë nda detyrat për ta ekzekutuar Millosheviçin. Gjë që nuk është e vërtetë. Sa i përket këtyre të treve ne nuk i kemi takuar së njejtës organizatë, dhe kontaktet tona kanë qenë me Xhaferin thjesht spontane e shoqërore, thjesht kur jemi taku kemi tregu ndonjë muhabet, por nuk kemi pasur biseda lidhur me çështjet të cilat ia kanë raportuar Sllobodan Millosheviçit, sipas informatave që kanë dalur vet nga Bozhidar Spashiq, dhe të cilat i ka shkruar në dy librat e tij dhe në intervistën në Intervju. Për t’ia mbushur mendjën Millosheviçit që ta miratojë vendimin për ekzekutimin tonë është dashtë të improvizohet një mbledhje gjoja e mbajtur nga ne të tre, që nuk ka ndodhur kurrë në asnjë rast. Ata arritën që ta vrasin Enver Hadrin dhe nuk arritën ta ekzekutonin familjen time për arsye që dihen, konstrukti i vet banesës ku ka jetuar familja dhe fati që unë nuk kam qenë aty“.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close