Xhavit Haliti kishte rrëfyer atentatin ndaj tij që ishte zbuluar nga policia zvicerane në vitin 1990. UDB, përmes dy atentatorëve kishte vendosur eksplozivë tek banesa e Xhavit Halitit në Zvicër. Por, sipas tij fatmirësisht që ai nuk ishte në shtëpi dhe shpëtuan fëmijet e tij. Ai tregoi edhe arsyen për këtë. “Po të isha unë në banesë/shtëpi, gjatë kohës së lajmeve fëmijet i largoja nga dhoma dhe i dërgoja tek dhoma e gjumit, dhe eksplozivi pikërisht më së shumti kishte goditur dhomën e fëmijëve, që po të ishin aty nuk do të ishin gjallë”.
Ai më tutje tregoi se “vendimin e kishte marrë Milloshevici dhe njëri nga atentatorët ishte zënë në Holandë dhe me të jam ballafaquar në Gjykatën e Zvicrës. Arsyeja e atentatit ishte se Xhaviti konsiderohej njeri i rrezikshëm për pushtetin jugosllav.
Po ju sjellim hulumtimin e bazuar në fakte dhe video të mediumit zviceran mbi këtë atentat të UDB-së.
Xhavit Haliti ishte njëri nga drejtuesit kryesor të LPK-së dhe UÇK-së. Një medium zviceran kishte bërë një reportazh për atentatin e UDB-së ndaj Xhavit Halitit në Zvicër në vitin 1990. Në videon të cilën e kemi siguruar, shihet eksplozivi i UDB-së i cili shpërthen në banesën ë e Xhavit Halitit, por edhe pamjet e dy agjentëve të UDB-së të cilët i kishin kapur kamerat e sigurisë.
Sipas mediumit dhe dokumentarit zviceran të bërë në vitin 1990, që ka publikuar pamje super ekskluzive, shihet Xhavit Haliti në Zvicër pas atentatit. Mediumi thekson se “Xhavit Haliti është arrestuar dyherë nga Serbia si dhe Shërbimi sekret serb kishte ndjekur vazhdimisht gjurmët e tij”.
Poashtu, mediumi zviceran thekson se “Xhavit Haliti fle rrallë herë në shtëpinë e tij në Zvicër nga frika e ndonjë sulmi vrasës”. Në atë dokumentar, pas ekskplozivit dhe atentatit, Xhavit Haliti kishte folur për mediumin duke thënë se “Janë përpjekur të më vrasin mua dhe familjen time”
Sipas provave, në janar të vitit 1990 shpërtheu bomba me gati njëqind plumba të çeliktë, një konstruksion vdekjeprurës.
Pamjet e sigurisë kishin kapur dy burra duke thyer derën dhe në ora 21:47 ishin futur në objektin banesor ku jetonte Xhavit Haliti. Në ora 21:51 burrat ishin larguar nga objekti. Pas largimit, pas 8 minutave bomba kishte shpërthyer.
Fatmirësisht, falë pamjeve, policia zvicerane kishte arrestuar njërin nga atentatorët i cili kishte emrin Miroslav P, një kriminel i rëndë jugosllav, sipas mediumit zviceran. Sipas Xhavit Halitit në atë kohë Shërbimi Sekret Serb shpesh herë i afron kriminelët për t’i amnistuar nga veprat e tyre të mëparshme.
Sipas avokatit zviceran, pas disa muajsh ishte liruar atentatori dhe sipas tij kishte intervenuar Shërbimi i UDB-së. /epilogu/
VIDEO / DOKUMENTARI ME PAMJE EKSKLUZIVE – ME TITRA SHQIP: https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=mL5lLzrVhdo&fbclid=IwAR2h69nU08k0x4F2rH-syErdCpobgnOifgTMpTQ_jQ-udg1r3a8NJ4HqQIk