Autorët britanikë, njëkohësisht gazetarët e famshëm të “The Times” Roger Boyes dhe Suzy Jegger, kishin publikuar një fotografi të ish Presidentit Thaçi si gjashtëmbëdhjet vjeçar.
Ata kanë treguar se “shumica e fotografive familjare të Hashi Thaçit u dogjën kur policia serbe dogji shtëpinë e tij të vjetër. Këtu ai është një gjashtëmbëdhjetë vjeçar, me një armë të vjetër gjuetie familjare, në shtëpinë e tij familjare në Burojë”. Në fotografi afër tij shihen edhe Gjergj Kastrioti, Azem e Shote Galica e Ismail Qemaili.