fbpx
Lajme

Autori francez: Kadri Veseli ishte takuar me agjentë të CIA-s në vjeshtë të 1996, brenda UÇK-së kishte debat

Libri “Lindja e një demokracie: me autor Jacques Baudouin dhe parathënie të shkruar Bernard Kouchner, tregohen shumë detaje nga shkrimtari i famshëm francez Jacques Baudouin.

Ai duke treguar për krijimin e celulave të para të UÇK-së dhe misionin e tyre ka treguar disa detaje se si Kadri Veseli ishte takuar me disa agjentë të CIA-s në Zvicër, qysh në vitin 1996.

Po ju sjellim rrëfimin e plotë:

“… shumë shpejt UÇK-ja numëroi në radhët e veta rreth dyzet anëtarë. Disa prej tyre kishin një vizion të zgjeruar që qëndresës: ata nuk e donin këtë qëndresë vetëm në Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Preshevë, ngado ku shqiptarët ndiheshin të poshtruar. Ata ëndërronin për një <Kosovë të Madhe> e cila do të shtrihej në kufijtë e vilajetit të dikurshëm të Kosovës. Ata më mendjekthjelltët, në veçanti Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, e kundërshtuan këtë me forcë. Jo vetëm që zgjerimi i luftës në territoret fqinjë të Kosovës shkonte përkundër logjikës, por që në kontaktin e tyre të parë me CIA-n, amerikanët iu kishin kërkuar që operacionet e UÇK-së të kufizoheshin në Kosovë dhe të mos preknin Maqedoninë, ku vendet fqinje, Greqia dhe Bullgaria, ishin anëtare të NATO-s“.

Më tutje shkrimtari francez tregon se “Sipas disa burimeve, Kadri Veseli kishte takuar disa agjentë të CIA-s që në vjeshtë 1996, në Zvicër. Amerikanët kishin shtuar se ishin kundër çdo ndryshimi të kufijve. Thaçi dhe shokët e tij ishin plotësisht dakord me këtë, aq më tepër që për ta UÇK-ja ishte një lëvizje për çlirim kombëtar dhe jo një platformë politike ideologjia e së cilës mund të shpinte në aventuara të rrezikshme: çimentimi i saj ishte qëndresa kundër Serbisë dhe çlirimi i vendit“.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close