Shkrimtari francez, njëkohësisht ish këshilltar i ish Kryediplomatit francez z. Bernard Kushner – Jacques Baudouin ka treguar disa detaje interesante për historinë familjare, të njërit nga themeluesve kryesor të UÇK-së z. Hashim Thaçi.
“Gjyshi (i Thaçit) është një kundërshtar i egër i regjimit komunist dhe shtetit jugosllav. Dy stërgjyshër i kanë vdekur gjatë luftërave ballkanike kundër serbëve dhe rrëfimi i luftës së tyre, si dhe i heronjve të së kaluarës, do t’ia ushqejë shumë dëshirën e zjarrtë për pavarësi…! Arrestimi i axhës së vet Selman Thaçi më 1985, i dënuar me shtatë vjet burg ngaqë kishte bërë thirrje për krijimin e Republikës së Kosovës, i tha edhe më shumë kuptim zotimit të tij. Më 1986 Hashim Thaçi djeg një portret të Titos të varur ende në shkollën e tij të mesme, ndonëse Tito kishte gjashtë vjet që kishte vdekur. Një akt i parë modest politik që mund t’i kishte kushtuar shtrenjtë“