Javën e kaluar, Periskopi ka publikuar video nga Autostrada e Gjilanit dhe keqpërdorimet që po bëhen sebeb që kjo rrugë e famshme, të mos përfundojë kurrë. Periskopi po ashtu ka gjetur, se taksat e qytetarëve që shfrytëzohen për punimet e kësaj autostrade, nëpërmjet shtetit të Republikës së Kosovës, po shkojnë në Serbi.
Elementet të cilat po vendosen në ndërtimin e Autostradës së Gjilanit (me terme infrastruktuore: Autoudha A7), po blihen nga fqinji verior i Kosovës, Serbia.
Në segmenetin e parë të projektit, ku është është shtruar asfalti dhe është instaluar pjesa e ndriçimit, vërehet se shtyllat mbajnë stikerë (shënjues) të kompanisë ‘AMIGA DOO’, e cila e ka selinë në Kralevë të Serbisë.
Javën e kaluar, kur Periskopi shkoi të raportonte një kronikë më të zgjeruar (video në fund të tekstit) rreth Autostradës së Gjilanit dhe aty pamë stikerë të vendosur në këto shtylla, si në fotot që mund t’i shihni më poshtë.
Ashtu siç shkruhet në këta stikerë, pra që janë marrë nga kompania e Kralevës në Serbi, ju mund ta shihni edhe faqen e kësaj kompanie KËTU.
Kujtojmë se: Prokuroria Speciale ka nisur hetimet nën dyshime për korrupsion në një tjetër projekt që po realizohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e cila drejtohet nga ministri Liburn Aliu dhe zëvendësministri, Hysen Durmishi.
Bëhet fjalë për një kontratë që është duke u realizuar tek ndërtimi i rrugës që njihet si “Autostrada e Gjilanit” e për të cilën ka raportuar Periskopi.
Për ndërtimin e rrugës 22-kilometërshe janë të nënshkruara tetë kontrata (lote) dhe po punohet në po aq segmente.
Në janar të këtij viti, Periskopi ka publikuar një shkrim ekskluziv në titull “Dyshime se me faturë të falsifikuar, u avulluan 379 mijë euro në Ministrinë e Liburn Aliut”./Periskopi/
(Foto: shtyllat e ndriçimit ku shkruhet ‘AMIGA Kraljevo 2023)