Epilogu

Avokati i Ilir Kumbaros (organizatorit të zhdukjes së Remzi Hoxhës), kishte bërë vetëvrasje në Londër

John Jones QC ishte një ndër avokatët më me zë në Britaninë e Madhe për çështjet e ekstradimeve. Në dy raste pas arrestimit në Londër ia doli të bllokojë ekstradimin e ish drejtorit të kundra-zbulimit të SHIK Ilir Kumbaros, i dënuar në mungesë me 15 vite për rrëmbimin dhe torturimin në Vain të Lezhës të biznesmenit Remzi Hoxha.

Vdekja e John Jones QC është mësuar pas një procesi gjyqësor iniciuar nga bashkëshortja e tij Misa Zgonec-Rozej, që kërkon një kompensim prej 5 milion stërlina nga një spital psikiatrik.

Jones, i dha fund jetës në 2016 pasi u hodh përpara një treni në stacionin West Hampstead.

Bashkëshortja e Jones dhe kjo një avokate e njohur, në padi thotë se dy mjekë i dhanë një trajtim medikamentesh jo të duhura atij, në spitalin Florence Nightingale Hospitals Ltd, duke fajësuar ata për vdekjen.

Ilir Kumbaro u arrestua për herë të parë po në Londër në shtator të vitit 2008 dhe u lirua në dhjetor të vitit 2009, pasi avokati Jone Jones, i tha gjykatës së ekstradimeve se mandatit të arrestit i kishte kaluar afati./ Top Channel 

Exit mobile version