Epilogu

Avokati i Thaçit: Është e qartë se po gjykohet UÇK-ja

Avokati i ish presidentit Thaçi, Gregory Kehoe ka thënë se prokuroria në Hagë, është duke e gjykuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Avokati Kehoe, ka thënë se trupi gjykues nuk e ka idenë se kë do ta thërrasin si dëshmitarë gjatë tre muajve të parë të gjykimit.

Ai është shprehur se do ta mirëpriste pranimin e tyre se po e gjykojnë UÇK-në.

“Fakti që prokuroria nuk e ka idenë ose nuk mund t’i tregojë trupit gjykues se kë do ta thërrasin gjatë tre muajve të parë është e paimagjinueshme. Të paktën do të mirëprisja pranimin e tyre që ata po gjykojnë UÇK-në, në paragrafin 33 të këtij dokumenti i ZPS-ja, thotë që UÇK-ja, ka funksionuar  si një aktor sekretiv shtetëror dhe në fakt sjellja e tyre është në këtë linjë, dhe është e qartë se në gjykim është UÇK-ja”, ka thënë ai.

“Ajo se cfarë është shqetësuse në këtë dokument i nderuari gjykatës është që pavarësisht cfarë ka ndodhur deri tani, pavarësisht në parashtrimet që kemi bërë parpara jush, për lirimin e parakohëshëm për të akuzuarve, kemi një orë e gjysëm që po flasim dhe nuk e kemi ngritur këtë si cështje, sepse klientët tanë kanë që në nëntor të 2020, që janë ndaluar  dhe pavarësisht kësaj prokuorira thotë, se shumë dëshmitarë domethnënës për këtë cështje kanë frikë të japin dëshmi”, ka vijuar ai.

Avokati i Thaçit, ka thënë se duhet të dëshmohen pretendimet e prokuorirsë së dëshmitarët po frikësohen të japin dëshmi në gjykatë.

Exit mobile version