Po vazhdojnë diskutimet e ashpra në Gjykatën Speciale ku po mbahet seanca ndaj krerëve të UÇK-së.
Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka vazhduar me akuzat shumë të ashpra ndaj Prokurorisë në lidhje me zhagitjet që po bën Prokuroria për dorëzimin e dosjes parakrake dhe dëshmive e materialeve tjera, shkruan lajmi.net.
“Gjykata tashmë është lodhur nga këto që dëgjojmë në mënyrë të vazhdueshme se si ZPS ka burime të kufizuara. Prokuroria mori vendim që të ngrente akuza në këtë çështje, tani ata po thonë se nuk kanë mundësi të kryejnë punën e tyre në kohën e duhur, ndërkohë që këta katër zotërinj po qëndrojnë në burg”, ka thënë Keohe.
“Prokuroria po thonë se do të vazhdojnë me hetime deri në një të ardhme të paparashikueshme. Kjo do thotë që derisa ata vazhdojnë të kryejnë punën e tyre, çfarë po ndodhë. Duhet të merret njëfar vendimi për përfundimin e hetimit. Rregulla 47 ka të bëj me hetimin e një të akuzuari. Pra pse të hetohet diçka për të cilën nuk ka akuzë. Mendoj që duhet të urdhërohet prokuroria që gjithçka që s’ka të bëj me çështjen të përfundojë hetimin këtu dhe tani. Çfarë duhet të hetohet më tej. Këto nuk mund të shihen ndryshe si dëm ndaj të akuzuarve. Duhet të kryhet kjo punë tani dhe jo të pritet edhe gjashtë javë tjera për të parë se çfarë provash mbështesin çfarë akuzash. Ka shumë gjëra që dëgjoj për herë të parë në këtë çështje dhe kjo është njëra nga to”, tha tutje.
Madje Keohe nxjerri një absurditet të materialeve të Prokurorisë.
“Kemi 20 të vdekur në atë listë, dhe një prej tyre është listuar se do të jap dëshmi të drejtpërdrejtë këtu. Nuk e di se si do të ndodhë kjo këtu”, tha ai. /Lajmi.net/