Avokati ndërkombëtar: Pas aktakuzës së Ramushit, lëvizje të madhe armësh duket se ka pasur
Pjesë nga libri ‘HAGA E RAMUSH HARADINAJ’ / Avokati i Ramush Haradinajt në Hagë Michael O’Reilly
“Dy komunat më veriore të Dukagjinit, Peja/Pec dhe Deçani, kanë paraqitur rreziqe akute të sigurisë pas akt-akuzës së Haradinaj. Në fillim të prillit 2005, një zyrtar i njohur i UNMIK-ut tha se Peja/ Pec kishte qenë “një telefonatë larg nga katastrofa”. Në fund të dhjetorit 2004 një polic i UNMIK-ut e kishte vërejtur se “realiteti në Pejë dhe Dukagjin është shumë ndryshe nga pjesa tjetër e Kosovës… Mund të shpërthejë për dy minuta… Ne nuk kemi kontakte me popullatën… “Është e pamundur të flitet me shqiptarët tani në Dukagjin”. Por këto kërcënime rrezikonin të përfshinin edhe pjesën tjetër të Kosovës. Ditët e para pas ngritjes së akt-akuzës (ndaj Haradinajt), duket të ketë pasur një lëvizje të madhe armësh nga Peja/Pec në qendrat e tjera urbane, përfshirë edhe Prishtinën… Punëtorët e dyqaneve dhe kioskave në kryeqytet vënë re një fluks të pazakontë burrash “të ashpër dhe të vrazhdë”.
Në këtë atmosferë të tillë të tensionuar dhe të ethshme, një turmë e madhe njerëzish të zakonshëm kërkonin që t’i shprehnin simpatinë dhe solidaritetin e tyre një familjeje që kishte humbur aq shumë. Por më shumë se këtë, ata dëshironin të dëgjonin atë që Ramush Haradinaj kishte për t’ju thënë. Momenti i akt-akuzës së tij kaloi shpejt, dhe në një turbullirë të tillë emocionesh, ku askush nuk ishte i sigurt se çfarë po ndodhte me të vërtetë, nëse procesi politik ishte ende gjallë apo nëse durimi dhe besimi në bashkësinë ndërkombëtare kishte marrë fund. Çfarëdo që Haradinaj tha atë ditë do të përcaktonte qëndrimin ndaj një faze tjetër kritike në historinë e Kosovës.