Përmes një postimi në rrjetet sociale, avokati i njohur Altin Goxhaj, ka zbuluar se kërkesa për paraqitje është bërë nga vetë presidentja e kësaj Gjykate për Kosovën, bullgarja Ekaterina Trendafilova.
Sipas tij, referuar edhe CV-së së saj zyrtare, ajo është një njeri i George Soros, ndërsa para viteve 90 është specializuar në ish Bashkimin Sovjetik.
Postimi i plotë
Kryegjyqtarja e Hagës, Njeriu i Soros të paktën prej 1998, apo Njeriu i Moskës i specializuar nga KGB në 1983 dhe 1985, ish Zv.Prokurorja e Sofjes Komuniste 1985-1989!
A e dini se kush i çoi de jure kërkesë për paraqitje (por në fakt është Urdhër Arresti) në Gjykatën Speciale të Hagës për Ramush Haradinajn?
Vetë Presidentja e Gjykatës Speciale të Hagës për Kosovën, shoqja prokurore komuniste e Sofjes së Bullgarisë Komuniste 1985-1989, Ekaterina Trendafilova, “e specializuar” në Moskën e Bashkimit Sovjetik në 1983 dhe 1985, është gjithashtu një ndër njerëzit që ja detyron karrierën vetë Soros!
Ajo ka qenë ZvProkurore e Sofjes në kohën e komunizmit duke dënuar “armiqtë” e partisë bolshevike e Bullgarisë Komuniste, e specializuar 2 herë në Moskën e Bashkimit Sovjetik në 1983 dhe 1985! Dhe ju e kuptoni se çfarë specializimi dhe kush i bënte “specializimet” në Moskë apo m saktë në KGB!!!
Por kur ra komunizmi ashtu si kudo, pra si dhe në Shqipëri, Soros e rekrutoi duke “e rehabilituar” duke i hequr njollat në biografinë bolshevike sovjetike dhe u kujdes çdo ditë për karrierën dhe shkollimin e saj! Siç duket ajo ka punuar direkt me Open Society Institute dmth me vetë zyrën e vetë George Soros në New York dhe është kujdesur ai në karrierën e saj!
Lexoni vetë fragmente nga CVja e Shoqes Komuniste Trandafile të Bullgarisë: