Epilogu

Azem Vllasi: Ja pse Gjakova u favorizua gjatë komunizmit

Azem Vllasi i cili në vitet e 1980-ta ishte kryetar i Krahines Autonome të Kosovës (1985-1988), dhe funksionar i lartë në kohën e Jugosllavisë, ka treguar në emisionin Pressing se pse Gjakova ishte favorizuar gjatë komunizmit.

Gazetari Berat Buzhala, duke e ndërtuar pyetjen, kishte komentuar para Vllasit se “ka pasë fabrika më shumë në një komunë, psh në Gjakovë, se sa ka pasë komplet rrafshi i Dukagjinit. A keni diskutu për këto padrejtësi në nivele krahinore që duhet me u ba një ribalancim dhe rishpërndarje“.

Në këtë pyetje dhe koment është përgjigjur Azem Vllasi duke thënë se “është debatu edhe shpesh është potencu çështja e zhvillimit regjional të barabartë. Më të barazuar, se është vërejtë që dikun ka pasë më shumë investime, tash dalke janë udhëheqësat e Gjakovës, nime ka pasë investime në Gjakovë, u pat ba një qendër e konsiderueshme industriale. Ka pas probleme në zhvillimin regjional, dhe nuk mund të thuhet që ajo nuk është lidhë me emrat që kanë udhëheqë“.

Exit mobile version