Pjesë nga deklarimet kontradiktore të babait, nënës e djemve të Nazim Bllacës.
“Pas të vllaut, në seancë gjyqësore ka dëshmuar Idriz Bllaca, babai i Nazim Bllacës, i cili para kolegjit të gjykatësve dëshmoi për kërcënimet që kishte marrë ai dhe familja e tij. Ky dëshmitar gjatë dëshmisë së tij ishte kontradiktor, pasi që ai fillimisht tha se nuk e di nëse Nazim Bllaca kishte qenë jashtë shtetit ndonjë herë”.
Për këtë ai disa herë u ballafaqua me deklaratat e dhëna në polici dhe kjo pasi që ato që deklaronte në seancë ndryshonin. Dëshmitari Idriz Bllaca tha se nuk di që djali i tij të ketë munguar në shtëpi për dy vite, deklaratë kjo që ishte në kundërshtim me deklarata te dy djemve të tij në seancat e mëparshme.
Po ashtu, Nëna e Nazim Bllacës tregoi se nga paslufta e kishte parë më rrallë djalin e saj. Madje në një periudhe prej dy vitesh, nuk ishte në dijeni fare se ku ndodhej ai. “Ka thënë se ka qenë në Kroaci për 6 vjet, ndërsa unë 2 vjet nuk kam ditë se ku është”.
Në bazë të deklaratave, shihet se ish agjenti i BIA-s serbe Nazim Bllaca ishte munduar t’i fus brenda agjendës e orkestrimeve të tij edhe familjen e tij por që brenda gjykatës disa herë ishin zënë në rren. Por disa vite më pas ishin publikuar dokumentet se për vite me radhë Nazim Bllaca ishte në Beograd dhe kishte dëshmuar e orkestruar akuza të ndryshme kundër njerëzve të luftës. Se Bllaca ishte në Beograd e kishte konfirmuar edhe Milovan Drecun.
Të përmbledhura ishin publikuar në mediumin kallxo.com të vitit 2012.
Agjenti i konfirmuar i Shërbimit sekret serb (BIA), Nazim Bllaca, kishte konfirmuar para gjyqtarit hetues serb, se në vitin 2007 kishte marrë dy plagë në Serbi. Ai duke u rrëfyer para gjyqtarit serb dhe duke montuar raste kundër figurave të ndryshme të UÇK-së, kishte treguar se kishte marrë dy plagë në Serbi, më 2 mars 2007 dhe të dytën me 17 korrik 2008.
Pas 7 vitesh, pasi i kishte marrë plagët në Serbi, pra në 2014, Nazim Bllaca kishte provuar që me dokumente të falsifikuara të marr statusin e invalidit të UÇK-së.
Në vitin 2014, ai kishte deklaruar për Telegrafin se është plagosur në dy pjesë të trupit dhe se për këtë ka dëshmi të lëshuara nga Spitali Ushtarak në fshatin Krojmir. Ai kishte insistuar që t’i njihet statusi i invalidit të UÇK-së.
Por, pas publikimit të përgjimeve ai ishte demaskuar totalisht. Dokumentet dhe përgjimet treguan se ai ishte pjesë e Shërbimit sekret serb nga viti 1997. Në një përgjim tronditës i cili po qarkullon në rrjetet sociale, ai kishte rrëfyer para prokurorit serb se në vitin 2007 dhe 2008 kishte marrë dy plagë në Serbi.
“Nazim Bllaca ka marrë dy plagë në Serbi, t’parën e kam marrë me 2 mars 2007, dhe të dytën e kam marrë me 17 korrik, kjo është e drejtë e imja që ta them edhe para teje si gjyqtar hetues”, thotë Nazim Bllaca.
VIDEO: