fbpx
Lajme

Babai i Konjufcës punoi në Kuvend, axha në Ministri të Mbrojtjes, bashkëshortja në UP, axha tjetër mori pjesë në Privatizim

Glauk Konjufca dje në një debat me deputeten e PDK-së znj. Ganimete Musliu theksoi se të gjithë deputetët e kanë nga një të punësuar në shtet. Por, Epilogu tregon se babai i Kryekuvendarit Glauk Konjufca z. Sherif Konjufca ishte i punësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës deri sa u pensionua. Gjithashtu, axha tjetër i tij Abdurrahman Konjufca kishte marrë pjesë në Privatizimin e Fermës së Pulave në Lipjan.

Axha tjetër i Kryekuvendarit Rabit Konjufca, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes. Poashtu, edhe bashkëshortja e Kryekuvendarit znj.  Ermira Bajqinca punon në Universitetin e Prishtinës, në departamentin e Gazetarisë.

Qeveria Kurti është duke u kritikuar ashpër nga subjektet tjera politike dhe shoqëria civile për punësimet e shumta nepotiste brenda institucioneve të Kosovës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close